Zonja Ministre, a mundet të flasësh për akuzat dhe jo akuzuesin? - Gazeta Express
string(62) "zonja-ministre-a-mundet-te-flasesh-per-akuzat-dhe-jo-akuzuesin"

Zonja Ministre, a mundet të flasësh për akuzat dhe jo akuzuesin?

Gazeta Express

03/04/2020 17:22

Prej disa ditësh, opozita ka denoncuar rastin e një tenderi të dyshimtë prej 1.5 milionë eurosh, që Ministria e Mbrojtjes ka bërë me një kompani të Maqedonisë së Veriut për pako ushqimore në këto kohë të koronavirusit.

Opozita e akuzoi qeverinë se tenderi i kryer për ushqimin aq shumë të nevojshëm në këto kohë krize, është bërë me një kompani e cila në fakt ofron shërbime për kompjutera. Për më shumë se kaq, opozita argumentoi se kompania në fjalë e ka ndryshuar objektin e saj të punës (duke shtuar se bën dhe tregtim ushqimesh) vetëm 6 ditë para se të fitonte kontratën prej 1.5 milionë eurosh. PD deklaroi se kompania në fjalë quhet Eurovia shpk dhe u shpall fituese brenda ditës për të furnizuar me ushqim rezervat e shtetit.

Lexo Edhe:

Dy ditë kaluan dhe qeveria bëri një reagim përmes Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për të cilën PD përgatiti dhe një padi penale për ta dërguar në prokurorinë e posaçme (SPAK). Ministrja Xhaçka bëri një reagim prej rreth 7 minutash dhe në të gjithë shtrirjen e saj, shumica dërrmuese e reagimit nuk ishte sqarimi i tenderit në fjalë, por sulmet kundrejt opozitës. Ministrja mjaftohet të thotë se tenderi është bërë në mënyrë ligjore dhe me shpejtësi në kushtet që ka diktuar kriza e sjellë nga koronavirusi. Por Ministrja e Mbrojtjes nuk ka dhënë asnjë arsye apo argument se përse një kompani e specializuar për kompjutera në Maqedoninë e Veriut, u përzgjodh që të sillte në Shqipëri pako me ushqime për ata qytetarë që kanë mbetur në kushte të vështira prej koronavirusit.

Pas numërimit të një sërë akuzash në drejtim të opozitës, ja se (nuk) çfarë tha Ministrja Xhaçka për tenderin:

“Procedura e prokurimit të ushqimeve të Rezervave të shtetit është bërë në përputhje të plotë me përcaktimet ligjore dhe aktet nënligjore që krijojnë mundësinë e blerjes me afate të përshpejtuara pikërisht për të përballuar situata ekstreme të shkaktuara nga gjendja e fatkeqësisë.

Në datë 24 mars u bë efektiv vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 236 dhe u ngrit mekanizmi për asistencën sociale ndaj shtresave në nevojë. Ndërkohë, po në 24 mars, në të njëjtën ditë u miratua me VKM vendosja e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë. Në kushtet e fatkeqësisë së shpallur dhe me ngritjen e mekanizmit humanitar për ndihmat ushqimore për kategoritë në nevojë, Ministria e Mbrojtjes në mënyrë urgjente në datë 25 mars, pas 24 orësh, hapi sipas ligjit procedurën e blerjes së këtyre mallrave. Pra, brenda 24 orëve të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë. Në vijim dhe në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit për situata të tilla, në datë 26 mars komisioni hapi ofertat dhe në datë 27 shpalli fituesin. Në rast se e ka harruar, i kujtoj Lulzim Bashës se është procedurë  krejt e ligjshme dhe e njohur, e detyrueshme në rrethana emergjence dhe e përdorur edhe nga ai vetë, dikur ministër në raste emergjencash shumë herë më të vogla dhe të lokalizuara se kjo siç ishte përmbytja e asaj kohe.”-u shpreh Xhaçka./EXPRESS