PD sulmon Ramën e Xhaçkën: Pse nuk flisni për tenderin korruptiv të ushqimeve? - Gazeta Express
string(76) "pd-sulmon-ramen-e-xhacken-pse-nuk-flisni-per-tenderin-korruptiv-te-ushqimeve"

Gazeta Express

01/04/2020 21:38

PD sulmon Ramën e Xhaçkën: Pse nuk flisni për tenderin korruptiv të ushqimeve?

Gazeta Express

01/04/2020 21:38

Partia Demokratike i është drejtuar sërish me thirrje kryeministrit dhe Ministres së Mbrotjes që të përgjigjen mbi një tender të dyshimtë të kryer për marrjen e ushqimeve që do t’u shkonin personave në nevojë në kohët e koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetin social, PD e cilëson tenderin 1.5 mln euro si një vjedhje e hapur, pasi faktet e vërtetojnë një akuzë të tillë.

Lexo Edhe:

POSTIMI I PD:

Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët. Faktet janë kokëforta:

1. Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.
2. Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.
3. Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterash.
4. Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.
5. Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.

Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK.