Rrahje mes grupeve në Prishtinë, 3 persona dërgohen në spital, 3 në mbajtje - Gazeta Express
string(73) "rrahje-mes-grupeve-ne-prishtine-3-persona-dergohen-ne-spital-3-ne-mbajtje"

Rrahje mes grupeve në Prishtinë, 3 persona dërgohen në spital, 3 në mbajtje

Gazeta Express

08/04/2020 10:36

Policia e Kosovës ka raportuar se tre persona janë sulmuar fizikisht nga pesë persona të tjerë, në fshatin Prugovc të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 01:30.

Lexo Edhe:

Policia njofton se si pasojë e rrahjes, tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, policia ka arrestuar pesë të tjerë, tre prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.