Pasi rrëfeu se e ëma i kishte braktisur, Kader Kicaj publikon foto me nënën e saj - Gazeta Express
string(80) "pasi-rrefeu-se-e-ema-i-kishte-braktisur-kader-kicaj-publikon-foto-me-nenen-e-saj"

Pasi rrëfeu se e ëma i kishte braktisur, Kader Kicaj publikon foto me nënën e saj

Rozë

Gazeta Express

30/04/2024 10:10

Kader Kicaj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pati përlotur të gjithë kur kishte treguar historinë e jetës së saj.

Në rrëfimin për Vëllain e madh, ajo pati treguar se nëna e kishte braktisur dy muajshe duke bërë që të rritet me njerkën.

Lexo Edhe:

E duket se kapitulli i ri i jetës së saj pas aventurës në shtëpinë më të famshme që e bëri personazh të dashur në publik, i ka hapur rrugën edhe një tjetër faqe në raport me nënën.

Kaderi ka postuar sot fotografi me nënën, nipin dhe motrën e saj, Lejlën me të cilën ka bashkëudhëtuar në çdo hap të jetës.

“Dita më e bukur me mamin”, ka qenë mbishkrimi sipër fotografisë emocionuese.