Kryhet ndërhyrja  e komplikuar në Urologjinë e Spitalit Amerikan - Gazeta Express
string(63) "kryhet-nderhyrja-e-komplikuar-ne-urologjine-e-spitalit-amerikan"

Kryhet ndërhyrja  e komplikuar në Urologjinë e Spitalit Amerikan

Shneta

Gazeta Express

30/04/2024 10:08

Pacientit të cilit i ishte rekomanduarpër heqjen e veshkës si pasojë e gurëve të shumtë dhe zgjerimit të veshkës (hidronefroze), u arrit që ti shpëtohet veshka falë dy opeacioneve të reja në të njëjtën kohë, nga ekipi i urologjisë në Spitalin Amerikan në Kosovë.

Pacientit fillimisht iu bë pastrimi i gurëve me shpim (nefrolitotomi perkutane) dhe më pas u ndryshua pozicioni i pacientit dhe u bë zgjerimi i daljes së veshkës pa prerje klasike, vetëm me 3 hyrje në abdomen rreth 5mm (pieloplasti laparoskopike).

Lexo Edhe:

Pacienti arriti të dalë nga spitali vetëm 2 ditë mbas ndërhyrjes dhe nuk kishte dhimbje ose komplikacione pas operacionit i cili u krye nga ekipi i urologjisë së Spitalit Amerikan në Kosovë nga: Dr. Ajet Xhafa, Dr. Faruk Dogan dhe ekipa e sallës në Spitalin Amerikan Kosovë.

Duhet të theksohet që këto operacione të reja kryhen vetëm në qendra të avancuara në Europë dhe vende të tjera të zhvilluara.

Urologjia në Spitalin Amerikan në Kosovë kryen të gjitha operacionet e komplikuara tek të gjitha moshat.

Spitali Amerikan – Përqafoje Teknologjinë

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com – Web