Teatrot kosovare kanë publikuar orarin e përbashkët online të shfaqjeve që do të transmetohen këtë muaj përmes faqeve zyrtare të Facebook-ut të këtyre teatrove.
Transmetimi i shfaqjeve të këtij kalendari nis nesër me shfaqjen “a.y.l.a.n.” të Teatrit të Gjilanit.
Shfaqjet që do të transmetohen janë xhirime të më hershme, dhe shfaqen në ora 20:00 në faqen në Facebook të teatrove, në të njëjtën kohë.
Teatri Kombëtar i Kosovës përmes një komunikate për media njofton se kalendari online i prillit përfshin 23 shfaqje të teatrove kosovare.
Sipas komunikatës, iniciativës së Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit të Gjilanit për krijimin e një kalendari online të përbashkët për muajin prill, i janë bashkangjitur edhe Teatri “Hadi Shehu” i Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” I Prizren, Teatri “Adriana” nga Ferizaj”, “Qendra Multimedia”, “Teatri Oda” dhe Teatri “Urban”.
“Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 20:00 dhe jepen online / livestream përmes linkut, që publikohet ditën kur është planifikuar shfaqja, në profilet zyrtare në Facebook të të gjitha teatrove përkatëse”, thuhet në njoftimin e TKK-së.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...