ÇFARË GAFE: Portieri del nga zona e tij dhe e kap topin me duar! - Gazeta Express
string(62) "cfare-gafe-portieri-del-nga-zona-e-tij-dhe-e-kap-topin-me-duar"

Sport

Gazeta Express

04/08/2026 13:59

ÇFARË GAFE: Portieri del nga zona e tij dhe e kap topin me duar!

Sport

Gazeta Express

04/08/2026 13:59

Një rast i rrallë dhe i pabesueshëm ka ndodhur në futbollin e Afrikës së Jugut.

Portieri Sipho Maseti e ka bërë një gabim të rëndë duke e kapur topin me duar shumë larg portës së tij, në zonën që çon kah mesi i fushës, duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq, shkruan “Gazeta Express”.

Në një moment të aksionit, portieri doli jashtë zonës së tij për të ndërhyrë ndaj topit, por më pas e kapi atë me duar, një veprim i ndaluar me rregullore pasi një portier mund ta përdorë dorën vetëm brenda zonës së rreptësisë së tij.

Gjyqtari nuk hezitoi dhe e nxori menjëherë kartonin e kuq, duke e lënë skuadrën e tij TS Galaxy me një lojtar më pak nw ndeshjen e vlefshme për Betway Premiership.

Një episod që ka shkaktuar shumë diskutime, pasi gabime të tilla nga portierët janë ndër më të rrallat në futboll.

Një moment për t’u harruar për portierin, i cili nga një tentativë për ta ndihmuar skuadrën e tij përfundoi duke e dëmtuar atë me një vendim të gabuar në një zonë ku nuk kishte të drejtë të përdorte duart, e që as nuk ishte kushedi sa i rrezikuar në atë moment. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement