Zelensky: Sot miratova operacione të reja ndaj Rusisë - Gazeta Express
string(52) "zelensky-sot-miratova-operacione-te-reja-ndaj-rusise"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 13:45

Zelensky: Sot miratova operacione të reja ndaj Rusisë

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 13:45

Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka deklaruar se ka miratuar operacione të reja ndaj Rusisë.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka thënë se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka dhënë rezultate të mira në operacionet për të kundërshtuar agresionin rus.

“Oleksandr Poklad dha informacion mbi prioritetet e Shërbimit për gusht.”, ka thënë Zelensky.

Ai ka shtuar se gjithashtu ka miratuar ndryshimet në këtë shërbim, duke akuzuar disa të tjerë që nuk po punojnë për Ukrainën, por për veten e tyre.

“Gjithashtu miratova kreun e SSU-së për hapat e mëtejshëm për të pastruar Shërbimin nga ata që punojnë për veten e tyre dhe jo për Ukrainën. Faleminderit të gjithëve në SSU që mbrojnë vërtet vendin dhe popullin tonë! Lavdi Ukrainës!”, ka shkruar Zelensky. /Klankosova

Advertisement
Advertisement
Advertisement