E ardhmja e Mohamed Salahut duket se e ka pësuar një kthesë të papritur.
Edhe pse gjithçka dukej e orientuar drejt një destinacioni të ri për sulmuesin egjiptian, në orët e fundit situata ka ndryshuar dhe një tjetër mundësi ka dalë në skenë.
Sipas raportimeve nga Anglia, menaxheri i Salahut i ka marrë tashmë kontratat nga klubet e interesuara dhe po i shqyrton ofertat për lojtarin, përcjell “Gazeta Express”.
Një marrëveshje që dukej pranë arritjes ka pësuar një ndryshim të papritur në momentin e fundit, duke e bërë edhe më të pasigurt të ardhmen e ish-yllit të Liverpoolit.
Për Salah ka pasur interesim nga disa destinacione, me Turqinë dhe Arabinë Saudite që janë përmendur si opsione konkrete.
Në veçanti, emri i Besiktasit është lidhur me një lëvizje të mundshme, ndërsa edhe klubet saudite vazhdojnë ta monitorojnë situatën e tij.
Interesim serioz për momentin ka shfaqur Trabzonspori në Turqi, i cili i ka bërë atij ofertë konkrete, shkruan mediumi turk “Fanatik”.
Sulmuesi 34-vjeçar e mbylli një kapitull të jashtëzakonshëm me Liverpoolin pas disa sezonesh në “Anfield”, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit.
Tani ai duhet të vendosë për hapin e radhës në karrierën e tij.
Në këtë moment, asgjë nuk është përfundimtare dhe vendimi i Salah pritet të merret pas analizimit të të gjitha ofertave që kanë mbërritur në tavolinën e menaxherit të tij. /Gazeta Express