Kryeprokurori i Shtetit pret në takim shefin e IPK’së, flasin për intensifikimin e bashkëpunimit - Gazeta Express
string(94) "kryeprokurori-i-shtetit-pret-ne-takim-shefin-e-ipkse-flasin-per-intensifikimin-e-bashkepunimit"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 13:50

Kryeprokurori i Shtetit pret në takim shefin e IPK’së, flasin për intensifikimin e bashkëpunimit

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 13:50

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim Kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.

Gjatë takimit, Hodaj e ka uruar Gashin për detyrën e re, dhe se të dy, kanë diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Komunikata:

Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Prishtinë, 4 gusht 2026 – Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim Kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj.

Me këtë rast, Kryeshefi Hodaj e uroi Kryeprokurorin Gashi për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij.

Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeshefit të IPK-së ishte intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në trajtimin me prioritet të rasteve që adresohen në prokurori nga ana e Inspektoratit Policor i Kosovës (IPK), nevojën për ndërlidhjen e databazës për menaxhimin e rasteve të IPK-së me Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Advertisement
Advertisement
Advertisement