Qytetarët respektojnë vendimin e Komunës së Prishtinës, marrin shërbime me maska e dorëza - Gazeta Express
string(88) "qytetaret-respektojne-vendimin-e-komunes-se-prishtines-marrin-sherbime-me-maska-e-doreza"

Qytetarët respektojnë vendimin e Komunës së Prishtinës, marrin shërbime me maska e dorëza

Gazeta Express

07/04/2020 11:41

Komuna e Prishtinës ka filluar me masat e reja për parandalimin e Coronavirusit. Të gjithë qytetarët të cilët do të marrin shërbime në Komunën e Prishtinës duhet të jenë të pajisur me dorezë dhe maska.

Nënkryetari i Komunës se Prishtinës, Muhedin Nushi njoftoi se kjo masë po respektohet nga qytetarët.

Lexo Edhe:

Siç tha ai, se kjo masë është ndërmarr për të parandaluar infektimin e punëtorëve të sporteleve në Komunën e Prishtinës.

Duke mos përjashtuar edhe mbylljen e shesheve e cila ka ndihmuar në vetëdijesimin e qytetarëve.

Po ashtu nga e marta të gjitha marketet duhet të dezinfektojnë hapësirat dhe karrocat.

“Masa tjera që kanë filluar se aplikuari sot. Në dyqanet e sotme nga dita e sotme është e obligueshme dezinfektimit i karrocave ushqimore do të jetë nën mbikëqyrjen e policës së Kosovës. Si dhe mbajtja e distancës ashtu siç është paraparë nga IKSHP dhe MSH. Asnjë qytetarë që nuk i ka vendosur masat mbrojtëse nuk do ti ofrohet shërbim e as nuk do t’i lejohet hyrja në komunë. Ky vendim është marrë për mbrojtjen e punëtorëve. Në rast se do të sëmuren punëtoret shërbime nuk do të ketë”, tha ai.

Mes tjerash, Nushi tha se ndalimi i trafikut urban ka bërë që të ketë lëvizje të madhe të automjeteve, sipas tij është mos koordinim jo i i duhur mes institucioneve.

“Përkundër që ka pasur shëtitje të madhe në parqe e vende të tjera që nuk është dashur të ketë. Lëvizja me automjete është e madhe në kryeqytet pas ndërprerjes se trafikut urban. Nuk është koordinu mirë mes ministrisë dhe administratës publike. Ky vendim e prek më së shumti komunën e Prishtinës”, tha ai.

Mes tjerash, Nushi potencoi se përveç kësaj edhe masa e ndërmarr të hënën për bllokimin e shesheve është duke funksionuar dhe kjo mund të qojë në uljen e numrit të të infektuarve.

“Kemi ndërmarra tri masa të reja, dje ka filluar të implementohet vendosja e shiritave në sheshet e kryeqytetit, që ka pasur për qëllim zvogëlimi i numrit të qytetarëve në këto sheshe , të mos dalin me u shtetit qysh ka dalë. Është një fazë e lartë e rrezikshmërisë në këto dy javët e ardhshme ku mundet të ketë ekspansion të infektimit të Covdi-19. Është respektuar mjaftë mirë kjo masë, janë duke u vetëdijesuar mjaftë mirë qytetarët”, u shpreh Nushi për ekonomiaonline.