De Jong thotë se te Barcelona, ende nuk e kanë parë më të mirën e holandezit
Verën e kaluar, Frenkie De Jong la Ajaxin për Barcelonën për 75 milionë euro, plus 15 të tjera bonuse.
Brenda një kohë të shkurtër, ai zuri vend në formacionin e parë, duke lënë jashtë lojtarë si Arthur e Ivan Rakitic.
Sido që të jetë, De Jong thotë se ka edhe shumë për të dhënë.
“Kam luajtur shumë ndeshje dhe kjo nuk është e lehtë në vitin e parë. Unë jam i kënaqur me paraqitjen time, por jo plotësisht i kënaqur. Kam bërë disa paraqitje të mira dhe mendoj se ato ishin kundër Dortmundit dhe Interit në Ligën e Kampionëve, por gjithashtu kam luajtur ndeshje shumë të këqij”, deklaroi ai.
22 vjecari ka bërë 37 paraqitje me ekipin e parë, duke shënuar 2 gola. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...