Përfitimet e çokollatës së zezë për trurin dhe tensionin e gjakut - Gazeta Express
string(65) "perfitimet-e-cokollates-se-zeze-per-trurin-dhe-tensionin-e-gjakut"

Gazeta Express

06/04/2020 14:36

Përfitimet e çokollatës së zezë për trurin dhe tensionin e gjakut

Gazeta Express

06/04/2020 14:36

Kënaqësia që merr prej çokollatës është e padiskutueshme. Ajo ka një shije fantastike dhe një përdorim të gjerë. Mirëpo më poshtë do t’iu prezantojmë me vlerat e tjera të çokollatës që as nuk I keni ditur.

Antioksidantët

Lexo Edhe:

Çokollata është e pasur me antioksidantë. Këto substanca natyrale kimike janë të nevojshme për të eliminuar radikalet e lira në organizëm.Radikalet e lira shkaktojnë oksidim dhe inflamacion, që nxisin disa sëmundje kronike. Burimet më të pasura të antioksidantëve janë farat e papërpunuara të pemës së kakaos. Çokollatat me qumësht dhe çokollata e bardhë janë të pasura me yndyrna dhe përmbajnë shumë pak antioksidantë.

Mineralet

Kakaoja përmban shumë ushqyes dhe minerale siç janë: fibra, bakri, magnezi, manganic, zinku, seleniumi, fosfori, kaliumi dhe hekuri. Kakaoja e papërpunuar përmban plot 400 polifenolë (antioksidant), madje më shumë se vera e kuqe apo çaji jeshil.

Shëndeti mental

Antioksidantët tek çokollata mbrojnë shëndetin mendor. Flavonoidët mbrojnë neuronet dhe luftojnë inflamacionin që rrezikon sistemin qendror nervor.

Tensioni I gjakut

Ekspertët, shpjegojnë se antioksidantët tek çokollata ndihmojnë qelizat të prodhojnë një substancë natyrale të quajtur oksidi nitric. Ajo qetëson enët e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e gjakut duke shmangur kështu tensionin e lartë. Megjithatë, çokollata nuk është e vetmja që duhet të hani për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut.

Humori

Çokollata thuhet se përmirëson humorin.Kjo vjen si pasojë e një substance kimike, që stimulon endorfinën.

Nga ana tjetër disa studime kanë nxjerrë në pah se çokollata mund të nxisë migrenën. Nëse vuani nga migrena përpiquni të mos konsumoni çokollatë dhe të kuptoni nëse ajo nxit dhimbjet.

Sasia e duhur e çokollatës

Disa studime thonë se duhet të konsumoni 20 gramë çokollatë të zezë çdo tre ditë për të marrë përfitimet e lartpërmendura./agroweb/Gazeta Express