Pal Lekaj thotë se nuk arsyetohen propagandat në rrjete sociale - Gazeta Express
string(63) "pal-lekaj-thote-se-nuk-arsyetohen-propagandat-ne-rrjete-sociale"

Pal Lekaj thotë se nuk arsyetohen propagandat në rrjete sociale

Gazeta Express

02/04/2020 23:31

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se fyerjet nëpër rrjete sociale nuk kanë vend në demokraci, dhe se politikanin mund ta gjykojnë vetëm votuesit.

‘’As në Kore të Veriut nuk ka këso propaganda.’’, thotë Lekaj.

Lexo Edhe:

‘’Nuk arsyetohen propagandat cilësdo parti të jenë. Shprehjet e rënda nuk kanë vend. Ne jemi vend demokratik. Ne jemi njerëz. Mund të bëjmë gabime. Nuk duam diktatur, Kurti për një fjalë e shkarkoi një ministër. Në atë mënyrë po e cënon lirinë e shprehjes.’’, shton ai.

‘’Ka cfarë do shprehje, kriminel, rrugac etj…. gjykata merret me këto, nuk ka të drejtë askush të më quaj mua kriminel. Politikanin nuk ka të drejtë askush ta gjykojë përvec votës’’, përfundon Lekaj. /Express/