Kurti ia çon edhe një letër Thaçit pas takimit, e dyta për sot - Gazeta Express
string(61) "kurti-ia-con-edhe-nje-leter-thacit-pas-takimit-e-dyta-per-sot"

Kurti ia çon edhe një letër Thaçit pas takimit, e dyta për sot

Gazeta Express

01/04/2020 13:18

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ia ka dërguar edhe një letër presidentit të vendit, Hashim Thaçi, pas takimit që e patën në Presidencë, raporton Gazeta Express.

Në këtë letër Kurti ka shkruar se takimet e presidentit me liderët e partive politike nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës.

Lexo Edhe:

Kurti është shprehur i gatshëm që të bisedojnë lidhur me koronavirusin, megjithatë thotë se për çdo çështje tjetër mund të diskutojnë me anë të letrave.

“Po ashtu, dëshiroj të ritheksoj gatishmërinë time që të rrimë në kontakt lidhur me betejën tonë kundër virusit COVID-19, si dhe me detyrën tuaj për të shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës pas mocionit të mosbesimit. Ndërsa, për çdo çështje tjetër jashtë këtyre dy temave, e ripërsëris qëndrimin tim të shprehur në takimin e sotëm, që komunikimi ndërinstitucional mes Zyrës së Presidentit dhe Zyrës së Kryeministrit, të vazhdojë në formën e shkruar”, shkruhet në letër. /Express/