Dhjetë mjekë e infermierë të QKMF-së në Podujevë kanë rezultuar negativ pasi u dyshuan për koronavirus - Gazeta Express
string(102) "dhjete-mjeke-e-infermiere-te-qkmf-se-ne-podujeve-kane-rezultuar-negativ-pasi-u-dyshuan-per-koronavirus"

Dhjetë mjekë e infermierë të QKMF-së në Podujevë kanë rezultuar negativ pasi u dyshuan për koronavirus

Gazeta Express

29/03/2020 8:30

Dhjetë mjekë e infermierë të Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare në Podujevë u janë marrë mostrat dhe të gjithë sonte kanë rezultuar negative në Covid-19.

Rastin e ka konfirmuar Fahri Llugaliu, ushtrues detyre i Drejtorit në QKMF të Podujevës.

Lexo Edhe:

“Sonte janë marrë dhjetë mostra nga mjekë dhe infermierë në QKMF të Podujevës, për fat të mirë, të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Llugaliu.

Ky personel i QKMF-së dyshohej se kishin pasur kontakte me të infektuarit transmeton Gazeta Shneta.

Në Podujevë, deri tash janë të infektuar 4 persona me koronavirusin Covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një viktimë.