"Liverpooli duhet ta shesë Salahun para Manes" - Gazeta Express
string(44) "liverpooli-duhet-ta-shese-salahun-para-manes"

Gazeta Express

20/03/2020 15:40

“Liverpooli duhet ta shesë Salahun para Manes”

Gazeta Express

20/03/2020 15:40

Ish-futbollisti i “Reds”, Don Hutchison flet për mundësinë e largimit të një ylli nga “Anfield Road” gjatë verës

Sadio Mane është më i rëndësishëm se Mohamed Salahu tek Liverpooli, shkruan Gazeta Express.

Për këtë është i bindur ish-futbollisti i Liverpoolit, Don Hutchison.

Së fundmi flitet se kampioni evropian dhe botëror gjatë verës do ta shesë njërin prej yjeve të sulmit.

E sipas Hutchison, “Reds” më përpara duhet ta shesin yllin egjiptian sesa atë senegalez.

Gjigantët e La Ligas, Real Madrid dhe Barcelona kanë shprehur interesim si për Manen, ashtu edhe për Salahun.

Çmimi i tyre në treg është afro 150 milionë euro.

Të dy futbollistët kanë kontribuar me të madhe në sukseset e Liverpoolit në dy vjetët e fundit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement