Chelsea e synon Coutinhon - Gazeta Express
string(25) "chelsea-e-synon-coutinhon"

Gazeta Express

18/03/2020 22:08

Chelsea e synon Coutinhon

Gazeta Express

18/03/2020 22:08

Chelsea është i interesuar në transferimin e yllit të Barcelonës, Philippe Coutinho, sipas SPORT.

Sulmuesi brazilian Coutinho është në radarin e gjigantit anglez Chelsea, transmeton Gazeta Express.

Barcelona është e gatshme ta shesë brazilianin, i cili është momentalisht i huazuar te Bayern Munich, për shkak se ka dështuar ta dëshmojë veten që prej transferimit nga Liverpooli.

Gjiganti spanjoll i dëshiron të paktën 90 milionë euro për shërbimet e tij.

Chelsea dëshiron ta marrë Coutinhon në formë huazimi me opsion për ta blerë, pasi trajneri Frank Lampard synon t’i rrisë opsionet në mesfushë për sezonin e ri. /Gazeta Express/  

Advertisement
Advertisement
Advertisement