Koronavirus: Neville dhe Giggs i lëshojnë hotelet për punëtorët shëndetësorë - Gazeta Express
string(75) "koronavirus-neville-dhe-giggs-i-leshojne-hotelet-per-punetoret-shendetesore"

Gazeta Express

18/03/2020 20:49

Koronavirus: Neville dhe Giggs i lëshojnë hotelet për punëtorët shëndetësorë

Gazeta Express

18/03/2020 20:49

Gary Neville ka njoftuar se dy hotelet që i ka në bashkëpronësi me ish-bashkëlojtarin e Manchester United, Ryan Giggs, do të jenë në dispozicion të punëtorëve shëndetësorë pa pagesë, në luftë kundër koronavirusit.

Hotelet “Hotel Football”, i cili gjendet pranë stadiumit Old Trafford, dhe |The Stock Exchnage” në qendër të qytetit të Mancester, janë në pronësi të Neville dhe Giggs, transmeton Gazeta Express.

“Në javët e fundit kemi biseduar me shërbimet shëndetësore në Mançester. 176 shtretër në hotelet tona do të jenë në dispozicion të punëtorëve të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar dhe të profesionistëve mjekësorë nga dita e premte”, ka njoftuar Neville.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britani të Madhe ka shkuar në 104, pasi vetëm sot 32 persona vdiqën në Angli.

Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Britani ka shkuar në 2.626.

Ndërkohë, më herët edhe klubi i Chelseat ka njoftuar se e ka lëshuar hotelin e vet për stafin mjekësor për trajnimin e rasteve me këtë sëmundje ngjitëse. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement