Rrahmani ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtin koronavirusi.
Virusi vdekjeprurës, COVID-19, është duke u përhapur shpejt nëpër botë.
Vendi më së shumti që është prekur, është Italia, aty ku luajnë shumë lojtar shqiptarë, përmendur edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Rrahmani tash e disa ditë është vet-izoluar në Verona dhe përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë edhe shqiptarët, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtim virusin e padukshëm COVID-19.
Kosovë ju beje thirrje te rrini ne shtëpi, përmbajuni rregullave. Se bashku e kalojmë edhe këtë sfide?? #RRINESHPI”, ka shkruar Amiri.
Ai ka publikuar disa fotografi të qytetit të Veronës me rruget e sheshet e boshatisura, duke treguar se qytetarët po i përmbahen rregullave atje.
Italia është vendi më i prekur me virusin COVID-19 me afër 25 mijë raste pozitive, derisa numri i të vdekurve ka shkuar 1809.
Tashmë janë anuluar gjitha kampionatet futbollistike, derisa të martën, përmes një video-konference UEFA do të mbajë mbledhje me anëtarët e saj dhe do të vendoset përfundimisht nëse Euro 2020 do të shtyhet për vitin e ardhshëm, shkaku i koronavirusit që ka vënë në alarm gjithë botën. /Gazeta Express/