Lojtari i Juves i infektuar me koronavirus: “Ndihem mirë” - Gazeta Express
string(54) "lojtari-i-juves-i-infektuar-me-koronavirus-ndihem-mire"

Gazeta Express

16/03/2020 18:41

Lojtari i Juves i infektuar me koronavirus: “Ndihem mirë”

Gazeta Express

16/03/2020 18:41

Rugani ndihet mirë pasi doli pozitiv me koronavirus.

Duket se vet-izolimi pasi doli pozitiv me koronavirus po sjell efekt.

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, futbollisti i parë i prekur me koronavirus, tha se ndihet mirë pas disa ditësh në karantinë.

“Jam mirë, jam me të vërtetë mirë. Nuk i kam pasur simptomat që keni lexuar në lajme”, u shpreh ai.

“Unë pata fatin edhe pse ishte një goditje e fortë, sepse isha i pari në mjedisin tonë që e mora. Shpresoj se do të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin”.

“Jam mirë, së bashku do ta tejkalojmë këtë situatë”.

I pyetur se si po i kalon këto ditë në karantinë, ai tha se po e shfrytëzon në maksimum për të shikuar filma. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement