Samir Ujkani i lajmërohet Kosovës nga karantina në Itali - Gazeta Express
string(56) "samir-ujkani-i-lajmerohet-kosoves-nga-karantina-ne-itali"

Gazeta Express

15/03/2020 22:17

Samir Ujkani i lajmërohet Kosovës nga karantina në Itali

Gazeta Express

15/03/2020 22:17

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, përmes një video të publikuar në rrjetit sociale, ka treguar se është mirë ai dhe familja e tij pas ditëve të vështira që po kalon Italia për shkak të koronavirusit.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këto ditë të vështirë, sidomos në Itali, ku i gjithë vendi është vet-izoluar dhe ka më së shumti persona të prekur në Evropë dhe po ashtu raste me fatalitet nga virusi COVID-19, raporton Gazeta Express.

Ujkani kërkon durim pasi së shpejti ky ankth që ka kapluar gjithë botën do të marrë fund, e më pas Kosovë do të kërkojë të realizojë ëndrrën, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Të martën, përmes një videokonferenca UEFA do të mbajë mbledhje me 52 anëtarët e saj dhe do të vendoset përfundimisht nëse Euro 2020 do të shtyhet për vitin e ardhshëm, shkaku i koronavirusit që ka vënë në alarm gjithë botën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement