UEFA po planifikon ta përfundojë Championsin me nga një ndeshje - Gazeta Express
string(63) "uefa-po-planifikon-ta-perfundoje-championsin-me-nga-nje-ndeshje"

Gazeta Express

14/03/2020 9:38

UEFA po planifikon ta përfundojë Championsin me nga një ndeshje

Gazeta Express

14/03/2020 9:38

UEFA do të bëjë gjithçka që është e mundur të ruajë datën e finales së Champions League, pavarësisht koronavirusit.

Finlja e Ligës së Kampionëve është e planifikuar me 30 Maj në Stamboll ndërsa ajo e Europa League tri ditë më pas në Gdansk.

Pas suspendimit të ndeshjeve për shkak të virusit vdekjeprurës, UEFA sipas Daily Mail, është duke e shqyrtuar që pas këtij rundi dhe përfundimit të ndeshjeve të mbetura, në çerekfinalja të luhen nga një ndeshje për të kompletuar garën në kohën e caktuar.

Sipas Daily Mail skenari është që ndeshja të luhet në një stadium neutral.

Të martën UEFA me shumë gjasa do të njoftojë për anulimin e Evropianit Euro 2020 dhe gjithashtu do të diskutohet edhe për Champions Leaguen dhe Europa Leaguen. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement