Koronavirus, Ministria e Shëndetësisë: 3 raste dolën negative, nuk ka të infektuar në Shqipëri - Gazeta Express
string(91) "koronavirus-ministria-e-shendetesise-3-raste-dolen-negative-nuk-ka-te-infektuar-ne-shqiperi"

Koronavirus, Ministria e Shëndetësisë: 3 raste dolën negative, nuk ka të infektuar në Shqipëri

Gazeta Express

29/02/2020 9:04

Ministria e Shëndetësisë deklaron se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.
Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri. 
Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë”, njofton ministria.

Lexo Edhe: