Haradinaj: Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë - Gazeta Express
string(49) "haradinaj-albin-mashtruesi-u-dorezua-para-serbise"

Haradinaj: Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë

Gazeta Express

27/02/2020 18:58

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit për largimin e taksës nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj vendosi taksën në kohën sa ishte kryeministër ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, për shkak të lobimit të Serbisë për mospranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë”, thotë ai.

Haradinaj thotë se Kurti do të bëhet përgjegjës për pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

“Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hequr taksën ndaj për lëndën e parë ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. /Express/