Aeroplani nga Italia në Prishtinë, udhëtarët kontrollohen një nga një për shkak të koronavirusit - Gazeta Express
string(95) "aeroplani-nga-italia-ne-prishtine-udhetaret-kontrollohen-nje-nga-nje-per-shkak-te-koronavirusit"

Aeroplani nga Italia në Prishtinë, udhëtarët kontrollohen një nga një për shkak të koronavirusit

Gazeta Express

27/02/2020 16:40

Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” disa ekipe mjekësore nga IKSHP-ja janë duke i kontrolluar udhëtarët që vijnë nga Italia, raporton Gazeta Express.

Nga afër kontrollet ka ardhur t’i përcjellë edhe drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani.

Lexo Edhe:

Gazeta Express ka siguruar foto dhe video nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe, Italia është prekur nga koronavirusi vdekjeprurës ku janë regjistruar 456 raste me të infektuar dhe të paktën 12 të vdekur.