Ku do i gjejë qeveria paratë për ndërtimin e Teatrit? Ja se çfarë thoshte Rama e Veliaj - Gazeta Express
string(86) "ku-do-i-gjeje-qeveria-parate-per-ndertimin-e-teatrit-ja-se-cfare-thoshte-rama-e-veliaj"

Ku do i gjejë qeveria paratë për ndërtimin e Teatrit? Ja se çfarë thoshte Rama e Veliaj

Gazeta Express

27/02/2020 15:46

Ditën e djeshme Bashkia e Tiranës doli me një njoftim për shtyp, ku lajmëronte se nuk kishte arritur marrëveshje me kompaninë ‘Fusha’ dhe se godina e re e Teatrit Kombëtar do të bëhej me paratë e taksapaguesve.

Por lajmi se bashkia e Tiranës dhe qeveria mund ta ndërtojnë vetë godinën e Teatrit Kombëtar, të sjell ndërmend deklarimet e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Plot 2 vjet ka zgjatur ‘lufta’ mes qeverisë dhe artistëve që kanë qenë dhe vijojnë të jenë kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. E teksa sot, ‘lufta’ ende nuk ka mbaruar, lajmi se paratë ndodhen vë dukshëm në hije dyshimi projektin që trumpetohej me të madhe, se ishte i papërballueshëm të bëhej me paratë e shtetit.

Lexo Edhe:

Ja se çfarë deklaronte Rama, disa muaj më parë, më 30 korrik të vitit të kaluar:

Rama: Ne duam të ndërtojmë teatrin e ri. Nuk ndërtohet dot me fondet e buxhetit tonë. Është një operacion me kosto të lartë. Buxheti për të ndërtuar teatrin është shumë herë më i madh se i gjithë buxheti i shtetit për kulturën. Bëjmë një këmbim. Është PPP ku ne themi bashkohemi me truallin tënd dhe ndërto atë që duhet për zhvillim dhe ndërto teatrin. Në fillim ndërto teatrin dhe bëj çfarë ke për të bërë

E njëjta tezë doli edhe nga Veliaj, i cili tha në qershor 2018 sesa kushtonte investimi:

Veliaj: Ne nuk i kemi 30 milionë euro, ndaj po i kërkojmë këtë interes privatit, dhe interesi ynë është godina e teatrit

Por çfarë ka ndryshuar në 2020, në një kohë që qeveria socialiste përballet me një fature financiare prej 1 miliardë eurosh dëme nga tërmeti I 26 nëntorit? Mbetet ende për t’u sqaruar se ku dhe si do të gjenden paratë për të ndërtuar një godinë të re, teksa në njoftimin e djeshëm të Bashkisë së Tiranës, thuhej se puna do të nisë këtë vit. Vlen për t’u mos harruar dhe ‘beteja’ në rrugë mes artistëve e shoqërisë civile që qëndron kundër prishjes së godinës ekzistuese, por edhe fakti se çështja ka shkuar tashmë në Gjykatën Kushtetuese, një institucion i cili ende nuk jep dot vendime për shkak të mungesës së anëtarëve./Express