LSM apelon të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi - Gazeta Express
string(68) "lsm-apelon-te-respektohen-rekomandimet-per-mbrojtje-nga-koronavirusi"

LSM apelon të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi

Gazeta Express

26/02/2020 19:21

Duke marrë parasysh rekomandimet dhe konkluzionet e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin, zhvillimet më të fundit në botë dhe në rajon, ku vendet marrin masa adekuate parandaluese që kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, si dhe faktin që rasti i parë i virusit është konfirmuar në territorin e Maqedonisë, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (CCM) u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe punëdhënësve të marrin të gjitha masat për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve dhe të gjithë qytetarëve.

“U bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve dhe qytetarëve që maksimalisht t’i respektojnë dhe t’u përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për të zvogëluar rrezikun e infeksioni i koronavirusit dhe të lajnë duart me sapun dhe ujë shpesh dhe kur nuk ndoten dukshëm ose përdorni një pastrues për dorë me bazë alkooli ndërsa gjatë kollitjes apo teshtitjes të mbrohet goja dhe hunda me shami apo me dorë. Pas përdorimit, shamitë duhet të hidhen në kosha të mbyllur, ndërsa gjatë kollitjes ose teshtitjes, si dhe gjatë kujdesit për të sëmurët duhet detyrimisht të lahen duart. Është e nevojshme të vendoset mbrojtje shtesë e ushqimit dhe gatimit të të njëjtit”, thuhet në deklaratën e LSM-së.

Lexo Edhe:

Krahas kësaj duhet të vendoset mbështetje e posaçme gjatë punës në sipërfaqe të hapura, të kemi kujdes të mbrohet familja nga pajisjet e palara të punës, të mbrohet nga ftohjet, gjegjësisht të shmanget kontakti i pambrojtur me të sëmurët, përfshirë edhe prekjen e gojës, hundës dhe syve, si dhe kontaktin e pambrojtur me kafshë shtëpiake apo të egra.

LSM vlerëson se respektimi i masa do të kontribuojë në parandalimin e përhapjes së virusit.

A.SH.