Kurti organizon konferencë për letrën sekrete të Thaçit, nuk thotë asgjë - Gazeta Express
string(71) "kurti-organizon-konference-per-letren-sekrete-te-thacit-nuk-thote-asgje"

Kurti organizon konferencë për letrën sekrete të Thaçit, nuk thotë asgjë

Gazeta Express

26/02/2020 15:32

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar edhe një konferencë për media lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013 mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçit dhe NATO-së, në të cilën jepej gatishmëri e një anshme nga qeveria e Kosovës për të mos dërguar Forcat e Sigurisë së Kosovës në veri të vendit pa një pajtim paraprak me KFOR-in.

Kurti shkaktoi një tërmet të madh duke nxitur raportimin e mediave për këtë marrëveshje të Thaçit me Sekretarin e NATOs’ duke e njoftuar për këtë kryeparlementaren dhe Kryeprokurorin si dhe duke kërkuar incicim të procedurave për shkarkimin e Thaçit. Por, rreth marrëveshjes Kurti u shpreh se as nuk e mbështet e as nuk e refuzon përmbajtjen e marrëveshjes.

Lexo Edhe:

Kurti në konferencë nuk iu është përgjigjur shumë pyetjeve konkrete të gazetarëve, derisa ka përsëritur gjërat e konstatuara në komunikatën e dërguar për media paraprakisht.

Përveç kësaj, Kurti vetëm në minutën e parë të konferencës ka folur rreth marrëveshjes me NATO-në, ndërkohë më pas ka kaluar në tema komplet tjera, duke përmendur ditëlindjet e Adem Demaçit e Astrit Deharit, dhe më pas duke prekur temat e koordinimit rreth politikës së jashtme me presidentin, Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë dhe dialogun me Serbinë.

Ndërkohë tek tema e marrëveshjes Thaçi-Rasmussen u kthye vetëm pas pyetjeve të bëra nga gazetarët, shumicën e të cilave e ka lënë pa përgjigje.

Kryeministri ka treguar se një dokument i tillë i ka rënë në dorë përmes rrugëve dytësore dhe se të njëjtin ia ka dhënë një zyrtar i NATO-s.

Sipas Kurtit është shqetësues fakti që Thaçi ka shprehur gatishmëri të një anshme për të mos e dërguar FSK’në në veri pa dakordim paraprak me NATO-n.

Kreu i qeverisë thoshte se duhet gjetur se kush ia kishte kërkuar Thaçit një gjë të tillë, duke aluduar edhe në Serbinë.

Megjithatë kur i kërkoheshin përgjigje konkrete nga gazetarët, Kurti thoshte se me çështjen e nënshkrimit të një marrëveshje të tillë do të merren organet e drejtësisë, duke shfrytëzuar si referencë opinionin ligjor të zyrës së tij./GazetaExpress/