BDI nis përpilimin e listave për Deputetë - Gazeta Express
string(41) "bdi-nis-perpilimin-e-listave-per-deputete"

BDI nis përpilimin e listave për Deputetë

Gazeta Express

24/02/2020 21:27

Siç merret vesh nga burime jozyrtare, emrat e pare nga qyteti i Gostivarit që lakohen si kandidatë të mundshëm për deputet nga radhët e BDI në Gostivar, janë pesë, përcjell Express.

Krahas mjekut Imran Zhupani dhe mësimdhënëses, Vjollca Ademi, mësohet që në listën e dërguar tek lideri i BDI, Ali Ahmeti ndodhen edhe dy profesorë universitar dhe një soliste e mirënjohur e këngës shqipe.

Lexo Edhe:

Këta janë: profesoresha Arta Bilalli Zendeli, profesoresha, Saranda Imeri, si dhe profesor Hasim Deari.

Ndryshe, Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, mbajti mbledhjen e radhës me të vetmën pikë të rendit të ditës, përpilimi i listës me kandidatët e mundshëm për deputetë për zgjedhjet e 12 Prillit.

Gjithashtu edhe në mbledhjen e fundit të Degës së BDI-së në Komunën e Tearcës, pas votimit të anëtarëve, dolën 4 emrat e propozuar për kandidat për deputet në zgjedhjet e 12 prillit:

Besnik Osmani – Nerasht ,Xhemail Elmazi – Dobrosht ,Ylldrita Seferi – Sllatinë ,Naser Nuhiu – Përshefcë

Emrat e propozuar do të kalojnë në selektimin final në mbledhjen e ardhshme të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku nga atje njëri nga të propozuarit do të jetë përfaqësues i banorëve të Komunës së Tearcës në kandidimin për Deputet/e i/e ardhshëm në Kuvendin e RMV-së”, thonë nga Dega e BDI-së në Tearcë.

A.SH.