Argjentinasja 60-vjeçare hyn në histori, kurorëzohet Miss Universe Buenos Aires - Gazeta Express
string(78) "argjentinasja-60-vjecare-hyn-ne-histori-kurorezohet-miss-universe-buenos-aires"

Argjentinasja 60-vjeçare hyn në histori, kurorëzohet Miss Universe Buenos Aires

Rozë

Gazeta Express

30/04/2024 10:42

Një grua 60-vjeçare në Argjentinë ka bërë histori duke rrëmbyer titullin e Miss Universe Buenos Aires.

Alejandra Rodriguez, është një avokate dhe gazetare nga La Plata dhe konkurrentja e parë 60-vjeçare që ka fituar këtë titull, shkruan People

Lexo Edhe:

Në këtë garë ajo mposhti 34 konkurrente të tjera, të cilat varionin nga mosha 18 e deri tek mosha 73-vjeçare.

Tani, Rodriguez do të garojë për titullin Miss Universe të vendit më 25 maj për të vazhduar më pas edhe për titullin botëror të garës së bukurisë të Miss Universe.

“Jam e emocionuar që po përfaqësoj këtë paradigmë të re në konkurset e bukurisë, sepse ne po përurojmë një fazë të re në të cilën gratë nuk janë vetëm bukuria fizike, por edhe një grup tjetër vlerash”, u tha Rodríguez para mediave pas fitores së saj, sipas mediave.

“Unë jam e para e këtij brezi që filloj me këtë”, theksoi tutje ajo.