Pamje nga paraqitja mbresëlënëse e Fury-t ndaj Wilderit - Gazeta Express
string(70) "pamje-nga-paraqitja-mbreselenese-e-fury-qe-e-rrezoi-wilderin-nga-froni"

Gazeta Express

23/02/2020 12:25

Pamje nga paraqitja mbresëlënëse e Fury-t ndaj Wilderit

Gazeta Express

23/02/2020 12:25

Tyson Fury e ka mahnitur botën e boksit me një paraqitje të mrekullueshme nw meçin për kampion bote në kategorinë e rëndë, duke e rrezuar nga froni pas plot pesë vjetëve Deontay Wilderin të shtunën Las Vegas.

Fury e rrëzoi në dysheme Wilderin dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i kundërshtarit të vet amerikan ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin, raporton Gazeta Express.

Boksieri britanik ishte tejet dominues dhe e fitoi çdo rund me një paraqitje të mrekullueshme në rimeçin e tij me amerikanin e pamposhtur në të kaluarën.

Fury dhe Wilder u patën ndarë baras në meçin e parë mes vete dhe britaniku tani mbetet i pamposhtur duke e fituar titullin në WBC.

Fury bëri gjithçka që kishte premtuar para këtij meçi, duke e zhvilluar stilin e vet të lojës për ta dominuar në çdo aspekt Wilderin, i cili kishte qenë i pamposhtur derisa ekipi i tij e hodhi peshqirin në ring në rundin e shtatë.

Pas meçit, Wilder e pranoi se Fury ishte i mirë, por shfaqi zhgënjimin me ekipin e vet për ndërprerjen e meçit.

“Boksieri më i mirë fitoi sonte, por ekipi im e hodhi peshqirin edhe pse unë isha i gatshëm ta fitoja meçin”, shtoi Wilder.

“Ndodhi çfarë ndodhi, nuk mund të arsyetohem sonte. Vetëm sikur ekipi im të më lejonte ta fitoja meçin. Unë jam luftëtar. Ai bëri një paraqitje të madhe sonte por ne do të rikthehemi më të fortë”, theksoi ai.

Britaniku Fury beson se Wilder është luftëtar dhe do të kërkojë një meç tjetër, i cili do të ishte i treti mes tyre.

“E di që ai është luftëtar dhe do të kërkojë luftë”, tha Fury pas meçit.

“Të gjithëve që kanë vesh u pata thënë se Gypsy King do të rikthehej në fron”, tha Fury.

“Të gjithë më nënvlerësuan, por unë jam shkatërrues. S’është keq për dike me grushte si jastëk”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Deontay Wilder vs Tyson Fury 2 Full Fight 02/22/20

Deontay Wilder vs Tyson Fury 2

Advertisement
Advertisement
Advertisement