Messi i jep fund krizës për gola, het-trik qysh në pjesën e parë kundër Eibarit - Gazeta Express
string(78) "messi-i-jep-fund-krizes-per-gola-het-trik-qysh-ne-pjesen-e-pare-kunder-eibarit"

Gazeta Express

22/02/2020 16:56

Messi i jep fund krizës për gola, het-trik qysh në pjesën e parë kundër Eibarit

Gazeta Express

22/02/2020 16:56

Pasi s’kishte arritur të shënonte gol në katër ndeshjet e fundit të La Ligës, kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, arriti ta dëshmojë është ende ndër golashënuesit më të mirë në botë, duke shënuar het-trik qysh në pjesën e parë të ndeshjes kundër Eibarit.

Pas 45 minutave lojë në Camp Nou, Barcelona është duke shënuar fitore me rezultat 3:0 në ndeshjen kundër Eibarit, e cila është e vlefshme për xhiron e 25-të të La Ligës, raporton Gazeta Express.

Këtë epërsi bindëse në pjesë të parë Barcelonës ia dha kapiteni i skuadrës, Lionel Messi, me golat e tij në minutat 14’, 37’ dhe 40’. Dy golat e para ishin të asistuara nga Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic, ndërsa të tretën e krijoi vetë Messi.

Me këto tri gola Messi i dha fund ecurisë prej katër ndeshjeve pa shënuar gol në La Liga, gjatë të cilave megjithatë kishte kontribuar me disa asiste. Kjo ecuri kishte qenë më e dobëta për argjentinasin që nga sezoni 2013/14, kur kishte shkuar tetë ndeshje pa gol.

Barcelona e dominoi ndeshjen edhe sa i përket posedimit të topit në pjesën e parë (70% – 30%), si dhe duke i krijuar gjashtë raste të mira për të shënuar gola, përderisa Eibari nuk arriti ta rrezikojë seriozisht portën e katalonasve as edhe një herë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement