Neymar mbetet pa karnavale: Nuk dua të shkaktoj polemika! - Gazeta Express
string(55) "neymar-mbetet-pa-karnavale-nuk-dua-te-shkaktoj-polemika"

Neymar mbetet pa karnavale: Nuk dua të shkaktoj polemika!

Gazeta Express

21/02/2020 23:30

Nuk ka karnavale për Neymarin në Rio këtë vit.

Ylli brazilian, i njohur për pjesëmarrjet në këtë festë kombëtare në vendin karioka, ka lajmëruar në rrjetet sociale, vetëm pak orë pas shpërthimit të skandalit për festën e Icardit, Di Marias dhe Cavanit (festuan deri në mëngjes, edhe pse kishin humbur dy ditë më parë ndaj Dortmundit në Champions), se nuk dëshiron të shkaktojë polemika të tjera.

Lexo Edhe:

“Me një lumturi të pamatë njoftoj se nuk do të jem në “Karnavale 2020”. Kjo është e gjitha, këtë herë nuk do të ketë polemika. Faleminderit dhe karnavale të lumtura!”

Nyemar është kritikuar gjithmonë pasi gjashtë vitet e fundit, në një mënyrë a tjetër ia kishte dalë të merrte pjesë në festime në një nga ngjarjet më të rëndësishme të popullit brazilian.