Togeri rus i propozon të dashurës duke i radhitur 16 tanke në formën e zemrës - Gazeta Express
string(77) "togeri-rus-i-propozon-te-dashures-duke-i-radhitur-16-tanke-ne-formen-e-zemres"

Togeri rus i propozon të dashurës duke i radhitur 16 tanke në formën e zemrës

Gazeta Express

21/02/2020 16:21

Një toger rus ka shfrytëzuar 16 tanke për të bërë formën e zemrës, vetëm që ai të futet në mesin e tyre dhe t’i propozojë të dashurës së tij.

Komandanti i togës, Denis Kazantsev, pauzoi trajnimet ushtarake përgjatë Ditës së Shën Valentinit dhe porositi tanke të llojit ‘T-72B2’, për ta realizuar formën romantike. Ngjarja ka ndodhur në Moskë, përkatësisht në zonën ushtarake Alaybino, raporton Daily Mail.

Lexo Edhe:

Në video, tanket shihen duke u zhvendosur në pozicion para se pamjet ajrore t’i shfaqin ato në formën e një zemre.

“E shtyva propozimin për rreth një muaj për të organizuar të gjithë këtë, kështu që do të ishte e paharrueshme, një herë në jetë”, deklaroi togeri rus.

“Nuk ishte e lehtë, por me kalimin e kohës komandantët e mi ranë dakord të më lejojnë ta bëj këtë”.

Televizioni rus, përfshirë kanalin Zvezda – në pronësi të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes – ishte gati për ta transmetuar propozimin.