Ish-drejtori i Transformimit: U dha drita e gjelbër për punimet e infrastrukturës nëntokësore në sheshin "Xhorxh Bush" në Prishtinë - Gazeta Express
string(128) "ish-drejtori-i-transformimit-u-dha-drita-e-gjelber-per-punimet-e-infrastruktures-nentokesore-ne-sheshin-xhorxh-bush-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 16:13

Ish-drejtori i Transformimit: U dha drita e gjelbër për punimet e infrastrukturës nëntokësore në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 16:13

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) e ka miratuar kërkesën e Drejtorisë për Transformim të Komunës së Prishtinës, duke dhënë pëlqimin për realizimin e punimeve të infrastrukturës nëntokësore në sheshin “Xhorxh Bush”.

Ish-drejtori i Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gezim Kastrati, e ka cilësuar vendimin si “superlajm”.

“Një Superlajm për Kryeqytetin drejtë zhvillimit të projektit Xhorxh Bush. Miratohet kërkesa e parashtruar nga Drejtoria për Transformim-Komuna e Prishtines për: “Pëlqim për punimet e infrastrukturës nëntokësore në sheshin Xhorch Bush” Një vendim i shumëpritur dhe konstruktiv i Komisionit të Institutit të Kosovës për mbrojtje të Monumenteve -IKMM dhe Qendrës Rajonale për Trashigëmi Kulturore-QRTK me ç’rast i përgëzoj për qëndrimin profesional ndaj këtij projekti shumë të rëndësishëm për krijimin e hapësirave publike kualitative në dobi të qytatarëve dhe Kryeqytetit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Gjithashtu ditë me parë ka arritur një sasi e konsiderueshme e shtresës finale të Granit-it që shpejtë pritet implementimi i tij”, shtoi Kastrati.

Advertisement
Advertisement
Advertisement