Lajmërohet Skënder Hyseni, komenton për rastin e Xhamajkës - Gazeta Express
string(57) "lajmerohet-skender-hyseni-komenton-per-rastin-e-xhamajkes"

Lajmërohet Skënder Hyseni, komenton për rastin e Xhamajkës

Gazeta Express

21/02/2020 16:08

Lidhur me njohen e shtetësisë së Kosovës nga Xhamajka, e cila po del të mos jetë e vërtetë, ka folur ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni.

Ai ka thënë se në raste të tilla, ka mundësi që të kishte një keqkuptim në deklaratat e ndërsjella mes diplomacive.

Lexo Edhe:

”Sigurisht ka ndodhur ndonjë keqkuptim me autoritetet e Xhamajkës. E gjitha çka duhet të bëhet është pritja e një note verbale që konstaton njohjen”, ka thënë Hyseni.

”Atë çka e shoh tepër shqetësuese është mungesa e harmonizimit të veprimeve në planin ndërkombëtar.Të gjithë bartësit e institucioneve në rrafshin ndërkombëtar, të ndërgjegjësohen për nevojën e foljes me një zë të unifikuar në politikën e jashtme”, ka thënë ai.

”Vërtetimi nuk bëhet ndryshe përpos një note diplomatike në të cilën konstatohet njohja”./klankosova.tv/