Denoncimi i Presidencës, PD: U provua me dokumente si punon ‘mafia’ e Ramës - Gazeta Express
string(71) "denoncimi-i-presidences-pd-u-provua-me-dokumente-si-punon-mafia-e-rames"

Denoncimi i Presidencës, PD: U provua me dokumente si punon ‘mafia’ e Ramës

Gazeta Express

20/02/2020 18:47

Ditën e sotme Presidenca publikoi prova të reja, ku sipas saj, institucionet kanë shkelur qëllimisht ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me provat e publikuara nga Presidenca, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se tentativa kriminale e kryeministrit Edi Rama, për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme.

Lexo Edhe:

Sipas Bardhit, “Qeveria, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin,  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje.”