Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn, një CD e sjellë nga Prokuroria nuk hapej - Gazeta Express
string(79) "shtyhet-serish-seanca-per-arber-cekajn-nje-cd-e-sjelle-nga-prokuroria-nuk-hapej"

Gazeta Express

19/02/2020 11:19

Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn, një CD e sjellë nga Prokuroria nuk hapej

Gazeta Express

19/02/2020 11:19

Shtyhet sërish seanca për pronarin e kompanisë ‘Arbri Garden’ Arbër Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori.

Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë një CD e sjellë si provë, që sipas avokatit nuk hapej. Seanca e radhës do të mbahet më 4 mars, ora 11:00.

Lexo Edhe:

Gjatë zhvillimit të seancës në Gjykatën e Posaçme ishin pjesëmarrës për të monitoruar edhe përfaqësues të ambasadës Amerikane dhe Gjermane.

Kujtojmë që Çekaj u arrestua nga policia për pritjen e 614 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.