Carragher thekson problemin e Liverpoolit, që mund t’i kushtojë me titull të Championsit - Gazeta Express
string(86) "carragher-thekson-problemin-e-liverpoolit-qe-mund-ti-kushtoje-me-titull-te-championsit"

Carragher thekson problemin e Liverpoolit, që mund t’i kushtojë me titull të Championsit

Gazeta Express

19/02/2020 10:44

Ish-mbrojtësi legjendar i Liverpoolit, Jamie Carragher, beson se mungesa e kreativitetit në mesfushë mbetet problemi i madh për Liverpoolin e Jurgen Kloppit, që u mposht me rezultat 1:0 kundër Atletico Madridit të martën.

Atletico Madridi kaloi në epërsi pas vetëm katër minutave lojë në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve në Wanda Metropolitano, falë një goli të shënuar nga Saul Niguez, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Alvaro Morata e humbi një mundësi të mirë të vendasve për ta dyfishuar epërsinë në këtë ndeshje në gjysmë të pjesës së parë, përderisa Liverpooli nuk arriti ta tregojë formën e vet të mirë për shkak të problemeve në mesfushë.

Ndeshja vazhdoi në të njëjtën mënyrë në pjesën e dytë dhe Liverpooli e mbylli ndeshjen pa as edhe një goditje brenda kuadratit të portës. Carragher e fajësoi mungesën e kreativitetit të Liverpoolit në mesfushë për rezultatin.

“Epo, ishte një natë irrituese për Liverpoolin. Ne e dinim se si do të luante Atletico Madridi, edhe Jurgen Klopp e dinte”, ka thënë ish-mbrojtësi i Liverpoolit, në një intervistë të dhënë për Viasport.

“Por, gjëja më e rëndësishme është në ndeshje të tilla nuk duhet ta pranosh ti golin e parë e të paktën jo aq herët në lojë dhe nga një ndërprerje e lojës”.

“Nganjëherë ndodh. Ke pak fat dhe topin devijohet dhe ti kalon në epërsi 1:0. Liverpooli nuk ishte shumë i irrituar nga rezultati pasi që ata nuk krijuan asgjë. Ata nuk kanë kreativitet të vërtetë dhe siguri në mesfushë. Ky ka qenë gjithmonë problemi i madh”.

“Por, mendoj se sonte Atletico u mbrojt shumë mirë dhe gjëja më e rëndësishme është se Liverpooli nuk e humbi kontrollin e emocioneve duke marrë karton të kuq. Ata u siguruan që rezultati të mbetet 1:0 e s’lejuan që Atletico ta shtojë epërsinë”. /Gazeta Express/