Tërmeti i fortë godet sërish Turqinë, banorët në panik - Gazeta Express
string(53) "termeti-i-forte-godet-serish-turqine-banoret-ne-panik"

Tërmeti i fortë godet sërish Turqinë, banorët në panik

Gazeta Express

18/02/2020 19:06

Turqia nuk po gjen qetësi. Një tërmet i fortë e ka goditur sërish Turqinë pasditen e sotme.  

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë i magnitudës 5.2 ballë, me një thellësi prej 7 kilometrash dhe me epiqendër në Kırkagaç, 97 kilometra nga Izmiri.

Lexo Edhe:

Ende nuk raportohen dëme të mëdha, por lëkundjet janë ndier në të gjithë zonën duke shkaktuar panik te banorët.

Turqia vazhdon të jetë e kërcënuar nga lëkundjet e tokës. Muajt e fundit, në disa zona të saj kanë rënë tërmete me magnitudë të lartë që kanë shkaktuar dëme të mëdha.