PD kallëzoi penalisht koncesionin e check- up-it, reagon SPAK - Gazeta Express
string(59) "pd-kallezoi-penalisht-koncesionin-e-check-up-it-reagon-spak"

PD kallëzoi penalisht koncesionin e check- up-it, reagon SPAK

Gazeta Express

18/02/2020 12:59

Pas publikimit të kallëzimit penal të dorëzuar nga Partia Demokratike për koncesionin e check up-it, Prokuroria e Posaçme thotë se ai mund të bashkohet me kallëzimin për sterilizimin.

“Kallëzimi është ndarë me short dhe po vlerësohet nga prokurori i çështjes”, thonë për A2 burime nga SPAK.

Lexo Edhe:

“Janë dy raste të ndryshme që mund të bashkohen në një procedim. Por është herët për ta vendosur”.

Sipas demokratëve, ka prova dhe fakte për shkeljen e ligjit, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës.

“Në kallëzim evidentohet se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, si dhe ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor”, thuhet në kallëzimin e PD.