Kryeministri kroat: I kemi dhuruar Shqipërisë 1 milion Euro për shëndetësinë - Gazeta Express
string(75) "kryeministri-kroat-i-kemi-dhuruar-shqiperise-1-milion-euro-per-shendetesine"

Kryeministri kroat: I kemi dhuruar Shqipërisë 1 milion Euro për shëndetësinë

Gazeta Express

17/02/2020 15:33

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç u shpreh se qeveria e tij i dhuroi Shqipërisë 1 mln euro për rindërtimin.

Vendimi u bë publik pak ditë më parë, ndërsa kryeministri kroat e ritheksoi edhe sot.

Lexo Edhe:

”Pjesëmarrja në këtë konferencë tregon se BE është në zbatim të koncepteve të tij, sidomos atij humanitar. BE ka bashkë punuar me Shqiperinë sepse e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.

Kur mësuam për termetin ne menjeherë dërguam 15 persona për të shkuar ne ndihmë të Shqipërisë. Atë kohë ne dërguam 1 milion kuna kroate ndihma, ushqime dhe batanije. Kryqi i Kuq e plotësoi ndihmen javët e ardhshme dhe derguam një ekip me 5 ekspertë të mbrojtes civile. Qeveria ime vendosi që t’i dhurojmë Shqipërisë 1 milion euro per tu përdorur në fushën e shëndetësisë.”