Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, ku ka takuar bashkatdhetarët.
Haradinaj tha se Kosova tani i ka dyert të hapura në vendet më të rëndësishme të vendimmarrjes.
“Mes grave dhe burrave që dhanë shumë për faktorizimin e shqiptarëve dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Për atë që kontribuuan këta patriotë me dekada, sot Kosova ka dyert të hapura në vendet më të rëndësishme të vendimmarrjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj në SHBA ka takuar personalitete të ndryshme, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në Kosovë.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...