Bergwijn, pas transferimit në Tottenham: Dua të fitoj Ligën e Kampionëve këtu - Gazeta Express
string(75) "bergwijn-pas-transferimit-ne-tottenham-dua-te-fitoj-ligen-e-kampioneve-ketu"

Bergwijn, pas transferimit në Tottenham: Dua të fitoj Ligën e Kampionëve këtu

Gazeta Express

29/01/2020 13:44

Steven Bergwijn ia ka vënë vetes qëllim ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me Tottenhamin, pas e kompletoi transferimin për 25 milionë funte te klubi londinez nga PSV-ja.

Holandezi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Tottenhamin, duke i dhënë kështu fund karrierës së tij gjashtëvjeçare në Philips Stadion, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bergwijn i ishte bashkuar skuadrës së PSV0së si lojtar i ri në vitin 2011, para se të kalonte te ekipi i parë në vitin 2014. Ai debutoi për PSV-në në një ndeshje garuese si vetëm 17-vjeçar.

Ai ishte njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e PSV-së dhe kështu e fitoi vëmendjen enjë numri të klubeve të mëdha rreth Evropës. Në fund, garën për transferimin e tij e fitoi Tottenhami.

“Është një transferim i mrekullueshëm, një klub i mrekullueshëm. Çfarëdo që të mundem të sjellë, do ta bëj për klubin dhe për këtë skuadër. Është një ëndërr për çdo futbollist të luajë në Premierligë. Atmosfera është e mrekullueshme dhe stadiumet janë gjithmonë të mbushura”, ka thënë Bergwijn.

“Unë dua të shënoj gola, të bëj asiste dhe ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve. Sezonin e kaluar u gëzova shumë kur Tottenhami e mposhti Ajaxin dhe shkoi në finale”.

22-vjeçari mund të debutojë për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho qysh të dielën, kur Tottenhami do të përballet me kampionin në fuqi të Premierligës, Manchester Cityn. /Gazeta Express/