string(68) "nisma-deklarohet-pas-kercenimit-qe-anetari-i-saj-i-beri-albin-kurtit"

Gazeta Express

28/12/2019 19:52

Nisma deklarohet pas kërcënimit që anëtari i saj i bëri Albin Kurtit

Gazeta Express

28/12/2019 19:52

Ministri në detyrë nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, ka reaguar pas deklaratës së kandidatit për deputet nga radhë te Nismës, Haxhi Hoti, për Albin Kurtin.

Anëtari i Nismës, Haxhi Hoti, ka thënë se kandidati për kryeministër, Ablin Kurti, i ka dy rrugë, të lëshojë Kosovën ose të vritet.

Ndërsa, ministri Shala ka thënë se Nisma Socialdemokrate distancohet nga çdo deklaratë e tillë e cila nxitë urrejtje.

“Nisma Socialdemokrate distancohet nga çdo deklaratë e tillë e cila nxitë urrejtje”, ka thënë Shala për Gazetën Express.

Tutje, Shala tha se dihet qasja e Nismës karshi subjekteve dhe liderëve të tjerë politikë dhe se një gjuhë e tillë nuk është gjuhë e Nismës.

“Dihet qasja e Nismës në raport me të gjitha subjektet tjera politike dhe të gjithë liderëve politikë. Një gjuhë e tillë e përdorur nuk është gjuhë e cila rrjedh nga Nisma”, ka përfunduar Shala./GazetaExpress/