Në Selinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë ka nisur takimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryetarët e degëve, raporton T7
Express ka raportuar sot se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thirrur në një takim urgjent kryetarët e degëve të partisë së tij, derisa, me të njëjtit do të diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe bisedimet për koalicion me VV-në.
Sipas këtij burimi, Mustafa i ka ftuar kryetarët e degëve për të folur për zhvillimet e fundit si dhe bisedimet me partinë e Albin Kurtit. Gjithashtu, edhe për përgatitjet për shënimin e 30 vjetorit të formimit të LDK-së.
Të shtunën ndërkaq për të folur për koalicionin me VV-në, Mustafa e thirri në mbledhje urgjente edhe kryesinë e partisë.
Aty bëhet e ditur se lideri i LDK-së, ka njoftuar se si parti nuk do të heqin dorë nga pozita e presidentit si pjesë e marrëveshjes me VV-në. /GazetaExpress/


