Shembja e godinës 15 në QS e nxori në rrugë, apelon Lubonja: Dua një banesë, bëj 4 insulina në ditë - Gazeta Express
string(96) "shembja-e-godines-15-ne-qs-e-nxori-ne-rruge-apelon-lubonja-dua-nje-banese-bej-4-insulina-ne-dite"

Gazeta Express

13/12/2019 9:36

Shembja e godinës 15 në QS e nxori në rrugë, apelon Lubonja: Dua një banesë, bëj 4 insulina në ditë

Gazeta Express

13/12/2019 9:36

Aktivistja Ajtanga Lubonja, e cila ka mbetur e pastrehë pas shembjes së godinës 15 në Qytetin Studenti, në një intervistë dhënë për Fax News, i ka bërë thirrje opinionit publik që ta ndihmojë për të pasur një banesë.

Lubonja, e cila tashmë vuan nga disa sëmundje, është strehuar përkohësisht te një e afërmja e saj, po kjo as që mund të mendohet si një zgjidhje afatgjate.

Lexo Edhe:

Ajo tregon se mes mundit kishte krijuar një strehë në QS, e cila iu shemb përpara syve, duke e detyruar që të pranojë nxjerrjen nga godina, e duke lënë brenda të gjitha orenditë e saj.

“Po e them që në fillim, unë jam e persekutuar politike, unë jam strehuar në  qytetin Studenti me një dokument shtetëror, për strehim të përkohshëm. Prej vitit 2000 jam të godina 15, në vend të xhamave kishte jastekë të vjetër, punoja dhe e ktheva në banesë.

Unë u sëmura dhe largimi që na bën nga godina 15 nuk ishte nga tërmeti, atje do bëhet kampusi studentor, shfrytëzuan rastit e tërmetit, për të na nxjerrë jashtë. Kishte disa krisje në mur pas tërmetit, po nuk ishte shqetësuese.

Në atë godinë është themeluar PD-ja dhe kjo që bënë ishte politike, na kanë nxjerrë me kanibalizëm, kam ikur pa këpucë me pandofla, një mund prej 30 vitesh u bllokua atje, si mund t ëiki njeriu shpejt, kur unë jam me shkop. Kam gjithë këto ditë që endem rrugëve, dhe nuk na kanë dhënë asgjë. Më thanë që të shkoja në azil, jo, unë lexoj e shkruaj shumë, punoj në internet, sit ë shkoj në azil që të më dendin me gjilpëra.

Kujt ti kërkosh ndihmë? Edhe kur do të më jepnin pensionin special, Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk ma dha. Fle te ky divan, bëj katër insulina në ditë, jam me zemër, me tension, ku i plotësoj unë 300 mijë lekë që të marr një banesë. Boll më me gënjeshtra, çfarë do ti kushtonte shtetit që të më strehojë mua në një banesë.

Më thoni cili politikan është pa shtëpi, unë kam 30 vite që po vdes konvikteve, kërkoj  ndihmë nga opinion publik. Mendoj se banesa ime e vetme do të jetë varri, më tha një mikja ime që të shkoja në shtëpinë e saj, por jo i thashë “Sava, se nuk jam mësuar që të jetoj në një banesë të mirë, do me binte të fikët’’!”, u shpreh Lubonja.