Guardiola e ka gjetur pasardhësin e Sanes - Gazeta Express
string(41) "guardiola-e-ka-gjetur-pasardhesin-e-sanes"

Guardiola e ka gjetur pasardhësin e Sanes

Gazeta Express

13/12/2019 8:27

Leroy Sane pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit dhe trajneri spanjoll e ka veçuar Mikel Oyarzabalin si pasues të futbollistit ofanziv gjerman

Leroy Sane pritet të largohet nga Manchester City, gjatë janarit apo verës së ardhshme.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi gjerman pritet të transferohet në Bayern Munich.

I vetëdijshëm për këtë, trajneri Pep Guardiola ka qenë në kërkim të pasardhësit të futbollistit gjerman.

Dhe, mediumi “El Confidencial” shkruan se trajneri spanjoll e do yllin e Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal në vend të Sane, përcjell Gazeta Express.

Nëse City e shet yllin gjerman, atëherë do të investojë për përfaqësuesin spanjoll.

Oyarzabal vlerësohet 75 milionë euro nga klubi i tij aktual.

Sane nga ana e tij është i lënduar që nga gushti dhe pritet të rikthehet në fushën e blertë në muajin shkurt ose mars. /Gazeta Express/