Një person i infektuar me sëmundjen e zgjebes mes banorëve të strehuar në hotele pas tërmetit - Gazeta Express
string(93) "nje-person-i-infektuar-me-semundjen-e-zgjebes-mes-banoreve-te-strehuar-ne-hotele-pas-termetit"

Gazeta Express

12/12/2019 17:38

Një person i infektuar me sëmundjen e zgjebes mes banorëve të strehuar në hotele pas tërmetit

Gazeta Express

12/12/2019 17:38

Sikur të mos mjaftonte drama që po përjetojnë familjet që kanë mbetur jashtë shtëpive, të shkatërruara apo të shpallura të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, mes tyre është shfaqur sëmundja e zgjebes.

Një rast i tillë është konstatuar në një nga hotelet e Shëngjinit ku po strehohen persona me banesa të dëmtuara.

Lexo Edhe:

Specialistët e shëndetësisë konfirmojnë për A2 se i prekur nga kjo sëmundje infektive është një 5-vjeçar, i cili po mbahet i izoluar bashkë me familjen ku po kryhet edhe trajtimi specifik.

Zgjebja është një sëmundje infektive që shfaqet nga kushtet jo të mira higjieno-sanitare, por edhe përmes kontaktit të lëkurës.